image Përfundon obduksioni i Fadil Syleviqit, s'ka shenja të dhunës

Siguri

Përfundon obduksioni i Fadil Syleviqit, s’ka shenja të dhunës

news image

Sot ka përfunduar obduksioni i ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa, mjeku ligjor, Valon Hasani, në një përgjigje për Gazetën Sinjali tha se janë në pritje të analizave tjera.

“Ka përfunduar autopsia e Fadil Syleviqit. Raporti përfundimtar do të marrë kohë deri të përgatitet për shkak të procedurave, por ato çka mund të themi është se nuk ka pasur shenja të dhunës pra dyshimet janë se i njëjti ka pasur një vdekje natyrale”, tha Hasani nga IML.

Ndërkaq, disa familjarë të Syleviqit kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se varrimi i tij është bërë gjatë ditës së sotme nga ora 13:00.

Po ashtu, lidhur me këtë rast, Prokuroria e Prishtinës ka filluar hetimet.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e kësaj prokurorie Laureta Ulaj.

Ajo tha se organi i akuzës është duke punuar në mënyrë intensive për ndriçimin e këtij rasti.

“Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka filluar hetimet lidhur me këtë rast. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është kualifikuar si “vdekje e dyshimtë” dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Insititutin e Mjekësisë Ligjore, Prishtinë. Po ashtu, ju njoftojmë se prokuroria në bashkëpunim me policinë, janë duke vazhduar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, për sqarimin e rrethanave të rastit në fjalë​”, tha Ulaj.

Syleviq u gjetë i vdekur të premten pasdite te liqeni i Badovcit.

 /Gazeta Sinjali/