image Përfundon ndërtesa më e lartë në Evropë

Evropë

Përfundon ndërtesa më e lartë në Evropë

news image

Kanë përfunduar punimet e ndërtesës më të lartë në Evropë “Intempo”, pas 17 vjetësh pengesash dhe punimesh, ndërtesë kjo prej 187 metra.

“Intempo” i lë në hije edhe ndërtesat e resortit “Costa Blanca“, Manhatanit dhe të Hong Kongut me 47 kate më shumë.

Kullat e saj binjake gjithashtu e zotërojnë ngjitjen më të shpejtë me ashensor në Spanjë, me shpejtësi prej 4.2 metra në sekondë dhe mund të arrijë në katin e fundit në 52 sekonda.

Kullat lidhen në pjesën e sipërme nga një strukturë në formë diamanti, ku çmimi i një apartamenti nën çati është rreth 2 milionë euro. Edhe pse bëhet fjalë për çmime marramendëse të gjitha apartamentet janë të shitura./Gazeta Sinjali/