Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë të mbajtur sot në Prevallë, tha se marrëveshja e koalicionit është shndërruar në plan të punës.
“Ato që i kemi mbërri në marrëveshje të koalicionit e kemi shndërru në plan të punës”, tha ai, duke refuzuar t’i përgjigjet pyetjes se nëse do të ketë takim tjetër për harmonizim të qëndrimeve për taksën.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri i dytë i Kosovës, Haki Abazi, tha se dita ka qenë e frytshme dhe se kanë përfunduar procesin e planit qeverisës.
“Kemi pas një ditë të frytshme, me agjendë të ngjeshur me diskutime të mira nga ministrat. Kemi përfunduar procesin e planit qeverisës dhe kemi përcaktuar kornizën e punës, për masat që duhet marrë për të sanuar gjendjen brenda ministrive dhe për të parë prioritetet afat shkurta dhe afatmesme”, tha ai./GazetaSinjali/