Para pak minutave ka përfunduar takimi i strukturave të LDK-së të thirrur nga kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, shkruan Gazeta Sinjali.
Shefi i deputetëve të këtij subjekti, Arben Gashi tha se në këtë mbledhje kanë folur për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, e jo për humbjen e mbrëmshme në Podujevë.
“Ligji për Rimëkëmbje Ekonomnike dhe shpresojmë se do të kalojë këtë javë. Rezultati i Podujevës është një rezultat jo i kënaqshëm për ne dhe normalisht do të merremi me analiza për t’i evituar problemet në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Gashi.
I pyetur se a i humbën zgjedhjet në Podujevë për shkak të deklaratave të zëvendëskryesiminitrit Driton Selmanajt ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevcit, Gashi ka thënë se s’mund të personalizohen gjërat.
“Nuk mendoj se personalizohen kaq thjesht gjërat. Sigurisht se në proces ka ndodhur diku një shkëputje dhe do ta shikojmë”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/