Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo parti ka dalë me një komunikatë për media.
Siç njofton komunikata, transmeton Gazeta Sinjali, LDK shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, ‘mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit’.
Komunikata e plotë e LDK-së:
Kryesia e Lidhjes Demokratike tё Kosovёs, nё mbledhjen e mbajtur sot, trajtoi situatёn pas Konstituimit tё Kuvendit tё Kosovёs.
LDK-ja vlerёson se ёshtё nё interesin mё tё mirё tё vendit implementimi i rezultatit tё zgjedhjeve tё 6 tetorit 2019 dhe krijimi i intstitucioneve.
LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet.
LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit.
LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve.
LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre. /Gazeta Sinjali/