image Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, nuk tërhiqen nga propozimi i fundit që ia ofruan

Kosovë

Politikë/ Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, nuk tërhiqen nga propozimi i fundit që ia ofruan

news image

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës e nisur para më shumë se 2 orëve.

Pas kësaj mbledhje, për media është deklaruar zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa, i cili ka thënë se marrëveshja e fundit e propozuar nga LDK-ja e reflekton në tërësi rezultatin e zgjedhjeve.

“Kryesia e LDK-së trajtoi situatën politike pas mandatimit të kryetarit të LVV-së nga ana e presidentit Thaçi për të formuar qeverinë. LDK-ja vlerëson se vendi ndodhet në një situatë të rëndësishme politike. LDK-ja edhe njëherë shpreh vullnetin për marrëveshje politike të balancuar me LVV-në që reflekton rezultatin e zgjedhjeve. Marrëveshja e propozuar nga LDK-ja, e reflekton në tërësi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe garanton barazi në përfaqësimin institucional. LDK-ja fton LVV-në që të veprojë shpejt dhe me vendosmëri për të arritur marrëveshjen me LDK-në”, tha ai para mediave./Gazeta Sinjali/