image Përfundon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Kosovë

Qeveria/ Përfundon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përfunduar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, e cila ka zgjatur vetëm pak minuta.

Kryetari i partisë, Isa Mustafa ua ka kumtuar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, detajet e marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe si duket nuk ka pasur asnjë kundërshtim.

Në këtë mbledhje pritej të vendoset për emrin e kryeparlamentarit dhe emrat e tjerë që do të jenë pjesë e ekzekutivit.

Kujtojmë se sot u nënshkrua marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për krijimin e qeverisë. Marrëveshja erdhi pas dakordimit që posti i kryetarit të Kuvendit t’i kalojë LDK-së./Gazeta Sinjali/