image Përfundon greva e minatorëve të Trepçës, punëtorëve u dalin pagat

Kosovë

Përfundon greva e minatorëve të Trepçës, punëtorëve u dalin pagat

news image

Ka përfunduar sot greva e minatorëve të Trepçës, pasi që janë plotësuar kërkesat nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Gani Osmani, për Gazetën Sinjali ka thënë se ka përfunduar greva e cila kishte filluar të mërkurën dhe se të gjithë punëtorëve u kanë dalur pagat për muajin tetor.

“Po, ka përfunduar. Dmth, pagat i’u kanë dalë në konto, ata menjëherë kanë dalë nga miniera, kanë shkuar në shtëpi , nesër vazhdon ndërrimi i parë”, tha Osmani./Gazeta Sinjali/