image Përfundon bastisja në shtëpinë e Hashim Thaçit

Kosovë

Përfundon bastisja në shtëpinë e Hashim Thaçit

news image

Hetuesit e Gjykatës Speciale kanë përfunduar bastisjen në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, raporton Gazeta Sinjali.

Bastisja në shtëpinë e tij kishte filluar në orët e para të mëngjesit dhe është kryer me mbështetjen e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/