E hëna në mëngjes filloi në rrugët zvicerane me më shumë trafik.
“Ne i atribuojmë vëllimit të lartë dhe bllokimeve të shumta në rrugët zvicerane për shkak përfundimit të pushimeve verore, sidomos në Kantonin e Cyrihut”, tha Barbara Roelli nga Viasuisse.
Jo vetëm midis Winterthur dhe Cyrihut, trafiku i bllokuar ishte raportuar edhe në Autostradën A1, gjithashtu në Bernë ishin bllokuar disa seksione në autostradë. Në Zvicrën qendrore një kantier ndërtimi shkaktoi humbje kohe në rrugë.
Një aksident në Tunelin Rosenberg pengoi trafikun në A1 në Zvicrën lindore. Siç shkruan Tagblatt, nuk është raportuar për të lëdnuar – korsia e djathtë drejt St. Margreth u mbyll pas përplasjes mes dy makinave. Midis zonës tjetër Wildhaus dhe St. Gallen – St. Fiden ishte bllokuar po ashtu qarkullimi – duhej të llogaritej vonesën deri në një orë.