image Përfundojnë për 30 ditë punimet e rrugës në Veternik

Kosovë

Infrastrukturë/ Përfundojnë për 30 ditë punimet e rrugës në Veternik

news image

Kanë përfunduar punimet e rrugës në Veternik, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë punëtorët dhe mbikqyrësit e vendpunishtes në Veternik, të cilët për 30 ditë kanë punuar dhe sipas tij, kanë arritur të bëjnë të pamundurën.

“Përtej gjendjes së jashtëzakonshme, sot dua t’i falenderojë punëtorët dhe mbikëqyrësit e vendpunishtes në Veternik; të cilët për 30 ditët e shkuara bënë të pamundurën. Kjo gjendje e jashtëzakonshme nuk humb mundin e tyre të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku po ashtu ka shpërndarë disa fotogarfi nga punimet të cilat ishin planifikuar të nisen në muajin prill e të përfundoheshin në këtë verë.

“Është punuar ditën, është punuar vazhdimisht natën – edhe në shi; është punuar mirë, nga të gjithë. Qarkullimi në Veternik është hapur përfundimisht. Rruga e planifikuar të niste punimet në prill e të përfundonte dikur në verë, u hap dje; saktësisht një muaj pas vizitës e angazhimit tonë. Ekipi i ministrisë ka shkëlqyer. Dinamika e re në këtë projekt do të shërbejë si model e mesazh për secilën vendpunishte tjetër në Kosovë. Pamjet nga punimet e vonshme përgjatë gjithë muajit të shkuar”, ka shkruar Abdixhiku.

Për disa muaj më radhë, në Veternik bëheshin kolona të gjata për shkak të prishjes së rrugës./Gazeta Sinjali/