image Përfundojnë në pranga 6 persona të kërkuar nga Policia e Kosovës

Siguri

Përfundojnë në pranga 6 persona të kërkuar nga Policia e Kosovës

news image

Gjashtë persona të cilët ishin shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës janë arrestuar dje në disa qytete të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Personat për të cilët kishte urdhërarrest u kapën në: Vushtrri, Klinë, Fushë Kosovë, Rahovec, Obiliq dhe në Han të Elezit.

Policia njofton se të gjithë të arrestuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Fsh. Mihaliq, Vushtrri 16.10.2020-06:00. Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar  një mashkull/kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.

Fsh Gllarevë, Klinë 16.10.2020 – 08:50. Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar një mashkull/kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.

Fushë Kosovë 16.10.2020 -11:30. Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit një mashkull/kosovar.

Fsh. Postosel, Rahovec 16.10.2020-12:00. Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar një mashkull/kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.

Fsh. Palaj, Obiliq 16.10.2020 – 20:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një i dyshuar mashkull/kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Hani i Elezit 16.10.2020 – 22:20.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një i dyshuar mashkull /kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese./Gazeta Sinjali/