image Gjenden mbetje mortore edhe në Deçan

Siguri

Gjenden mbetje mortore edhe në Deçan

news image

Disa mbetje mortore të njeriut janë gjetur në fshatin Strellc i Ulët në Deçan, mesditën e djeshme, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali merr vesh se këto eshtra, të cilat dyshohet se janë të njeriut, janë gjetur nga një person, i cili po punonte në një memorial.

Për këtë rast është njoftuar Njësiti për Krime Lufte dhe prokurori i shtetit.

Mbetje mortore dje janë gjetur edhe në fshatin Pogragjë të Gjilanit. Atje, rreth orës 19:30 një person ka raportuar në polici se ka gjetur mbetje mortore të njeriut, derisa ishte duke e punuar tokën, rreth orës 19:30./Gazeta Sinjali/