Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita e ka fituar derbin e javës ndaj Gjilanit me të vetmin gol të realizuar nga Ardian Cuculi.
Derisa në ndeshjen tjetër, Prishtina me shumë lehtësi e mposhti Vushtrrinë me rezultatin 3:0.
Golat për kryeqytetasit i realizuan Alban Shillova në minutën e 2-të, Nertil Hoxhaj autogol në minutën e 41-të dhe Armend Thaqi nga penaltia në minutën e 56-të./Gazeta Sinjali/