image Përfshihet nga zjarri prona e Komunës së Prishtinës

Siguri

Përfshihet nga zjarri prona e Komunës së Prishtinës

news image

Është raportuar se kulmi i një shtëpie në Prishtinë është përfshirë nga zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Zjarrfikësve tregojnë se rasti ka ndodhur dje në mëngjes.

Po ashtu ata tregojnë se ajo shtëpi ishte e pabanuar, ndërsa thuhet se është pronë e Komunës së Prishtinës.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, zjarrfikësit kanë arritur që ta shuajnë zjarrin.

Ende nuk dihet se çfarë dëme janë shkaktuar apo nëse ka të lënduar.

/Gazeta Sinjali/