image Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë

Siguri

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë

news image

Një shtëpi në rrugën “Zagrepi” në Prishtinë është përfshirë sot nga flakët, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes tashmë janë edhe zjarrfikësit duke shuar zjarrin.

 “Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

/GazetaSinjali/