Një shtëpi në fshatin Banjë të komunës së Malishevës është përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bënë të ditur policia, pronari i shtëpisë ka raportuar në polici se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri.
Si pasojë e përfshirjes nga zjarri, ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk është raportuar për të lënduar.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes rreth ores 09:40 në fshatin Banjë të Malishevës. /GazetaSinjali/