Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se më datë 14 nëntor 2020, rreth orës 23:00, një lokal në rrugën “Dëshmorët e Lirisë” në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri.
Pas lajmërimit të këtij incidenti, në vendin e ngjarjes kanë dale njësitet përkatëse të policisë dhe zjarrfikësit, ku këta të fundit kanë arritur që ta shuajnë zjarrin pa u krijuar dëme edhe më të mëdha.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente dhe deri më tani ende nuk është zbuluar shkaktari i zjarrit.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.