image Bëhet shkrumb nga zjarri një kamionetë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kosovë

Bëhet shkrumb nga zjarri një kamionetë në autostradën “Ibrahim Rugova”

news image

Sot rreth orës 10:00 një kamionetë në fshatin Arllat të Drenasit, respektivisht në autostradën “Ibrahim Rugova” është përfshirë nga zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë ftuar edhe zjarrfikësit.

“Rreth orës 10:00 është marrë informata se në fshatin Arllat, respektivisht në autostradë një kamionetë është përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, janë ftuar edhe zjarrfikësit. Ka filluar puna për të ndriçuar faktorët që kanë shkaktuar zjarrin”, njoftoi Borovci./Gazeta Sinjali/