image Përfshihet nga zjarri një kamion në Prishtinë, ka të lënduar (PAMJE)

Siguri

Përfshihet nga zjarri një kamion në Prishtinë, ka të lënduar (PAMJE)

news image

Një person ka mbetur i lënduar pasi që një kamion është përfshirë nga flaka në rrugën “Dalmatët” në Prishitnë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga flaka e kamionit dyshohet të jenë prekur edhe tri vetura përreth tij.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tregoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë.

“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, deklaroi ai.

Ndërkohë, nga vendi i ngjarjes sinjalizuesit e Sinjalit kanë dërguar edhe pamje, ku shihet se prezent aty janë edhe zjarrfikësit./GazetaSinjali/

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është image-76.png