image Përfshihet nga zjarri mali në një fshat të Drenasit

Siguri

Përfshihet nga zjarri mali në një fshat të Drenasit

news image

Mbrëmjen e sontme është përfshirë nga zjarri mali në fshatin Dobroshec, të Drenasit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e zjarrfikësve, për ta shuar zjarrin, raporton Gazeta Sinjali.

Së fundmi, janë shtuar zjarret në vise të ndryshme të vendit.

Gjatë ditës së djeshme Gazeta Sinjali raportoi se si disa livadhe në fshatin Duhël të Suharekës janë kapluar nga flakët, e po ashtu për një zjarr në Skenderaj.

/GazetaSinjali/