image Përfshihet nga zjarri çatia e një shtëpie në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Siguri

Përfshihet nga zjarri çatia e një shtëpie në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

news image

Dy persona janë lënduar si pasojë e zjarrit që ka kapluar çatin e shtëpisë së tyre në “Lagjen 29”, në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë orës 01:22 ka marrë informacione se nga zjarri është përfshirë objekti përcjellës si dhe një pjesë e çatisë së shtëpisë.

“Lagja 29. F. Kosovë 31.12.2020-01:22. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri i është përfshirë objekti përcjellës dhe  një pjesë e çatisë  së shtëpisë. Zjarri është lokalizuar nga familjarët ndërsa lëndime trupore  kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/Gazeta Sinjali/