Arkiva në Stacionin Policor të Drenasit është djegur.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia në Rajonin e Prishtinës.
Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, i ka thënë Gazetës Sinjali se me tu vërejtur tymi, zyrtarët policorë kanë përdorur aparatet për shuarjen e zjarrit dhe njëkohësisht janë ftuar edhe zjarrfikësit.
Sipas tij, ende nuk dihet shkaqet dhe dëmet që kanë sjellur deri në këtë rast.
“Rreth orës 13:00 është vërejtur një tym në zyrën e arkivit të stacionit policor në Drenas. Nga ana e zyrtarëve policor që kanë vërejtur tymin janë përdorur aparatet për shuarjen e zjarrit dhe njëkohësisht janë ftuar edhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar dhe policia ka filluar punën për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar, si dhe po analizon rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/