image Përfshihet nga zjarri një autobus në Han të Elezit

Siguri

Përfshihet nga zjarri një autobus në Han të Elezit

news image

Një autobus me targa të huaja është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazeta Sinjali e konfirmoi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili njoftoi se nuk ka persona të lënduar në incident.

Ai tha se pasagjerët dhe drejtuesi i autobusit kanë arritur të dalin jashtë dhe nuk ka të lënduar.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 09:30, tek vendi i quajtur “Kulla me qeshmë”.

Ende nuk dihet shkaqet e këtij incidenti.

Sot rreth orës 09:30 një autobus me targa të huaja i cili po qarkullonte nga Hani Elezit në drejtim Kaçanikut, posa arrin tek vendi ” Kulla me qeshmë” për  shkaqe tani për tani të panjohura, përfshihet nga flaka. Pas kësaj ndalon skaj rrugës dhe  të gjithë pasagjerët dhe drejtuesi i autobusit arrijnë të dalin jashtë dhe nuk ka asnjë të lënduar”, tha Veseli.

/GazetaSinjali/