Një autobus me targa të huaja është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazeta Sinjali e konfirmoi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili njoftoi se nuk ka persona të lënduar në incident.
Ai tha se pasagjerët dhe drejtuesi i autobusit kanë arritur të dalin jashtë dhe nuk ka të lënduar.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 09:30, tek vendi i quajtur “Kulla me qeshmë”.
Ende nuk dihet shkaqet e këtij incidenti.
“Sot rreth orës 09:30 një autobus me targa të huaja i cili po qarkullonte nga Hani Elezit në drejtim Kaçanikut, posa arrin tek vendi ” Kulla me qeshmë” për shkaqe tani për tani të panjohura, përfshihet nga flaka. Pas kësaj ndalon skaj rrugës dhe të gjithë pasagjerët dhe drejtuesi i autobusit arrijnë të dalin jashtë dhe nuk ka asnjë të lënduar”, tha Veseli.