Telat për përçimin e energjisë elektrike në një lagje të Fushë Kosovës janë përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Në një video nga vendi i ngjarjes dëgjohet një banor, i cili thotë se KEDS ka intervenuar në këtë shtyllë elektrike 10 minuta para incidentit.
Nga Policia e Kosovës i kanë thënë Gazetës Sinjali se nuk ka informacion për një rast të tillë.
Gazeta Sinjali ka provuar që të kontaktojë edhe me KEDS-in, me ç’rast numri i zëdhënësit ka rezultuar i paçasshëm./Gazeta Sinjali/