image Përfshihen nga zjarri malet në Drenas, Komuna paralajmëron për rrezikun

Kosovë

Njoftim/ Përfshihen nga zjarri malet në Drenas, Komuna paralajmëron për rrezikun

news image

Malet në komunën e Drenasit janë përfshirë nga zjarret, e për këto zjarre ka reaguar kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci duke u kërkuar qytetarëve që të mos ndezin zjarre nëpër pyje.

“Gjendja e pandemisë, është një fatkeqësi e cila na ka goditur, andaj nuk kemi nevojë edhe për goditjet tjera. Zjarrin e shkaktojnë keqbërësit. Mos u bëni keqbërës. Mos ndiz zjarr në natyrë!”, shkroi ai në Facebook.

“Kërkoj nga qytetarët, udhëheqësit e fshatrave, kryefamiljarët, mësuesit, arsimtarët dhe intelektualët, si dhe të gjithë personalitetet e komunës tonë me ndikim në vendbanimet e tyre, të ndikojnë për vetëdijesimin e bashkëqytetarëve tanë, për rrezikun nga zjarret.

Gjendja e pandemisë, është një fatkeqësi e cila na ka goditur, andaj nuk kemi nevojë edhe për goditjet tjera.

Falënderoj zjarrfikësit, institucionet e nivelit lokal si dhe organet e rendit për kontributin e secilit për luftimin e vatrave të zjarrit.

Zjarrin e shkaktojnë keqbërësit. Mos u bëni keqbërës. Mos ndiz zjarr në natyrë”, thuhet në faqen zyrtare të komunës së Drenasit./ Gazeta Sinjali.