image Performanca mahnitëse e Bebe Rexhës në “The Ellen Show”

Muzikë

Muzikë/ Performanca mahnitëse e Bebe Rexhës në “The Ellen Show”

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, mbrëmë ka performuar në emisionin më të shikuar amerikan “The Ellen Show”.

Artistja shqiptare ka kënduar live këngën e saj më të re “You Can’t Stop the Girl”, e cila është kolonë zanore e filmit “Maleficent: Mistress of Evil”, transmeton Gazeta Sinjali.

Bebe Rexha u shfaqë në skenë me një fustan të zi, ku interpretoi për mrekulli çdo notë, e që mahniti të pranishmit, të cilët i dhuruan shumë duartrokitje artistes shqiptare.

Pas performancë, këngëtarja shqiptare vendosi që ta falënderojë publikisht autoren e emisionit Ellen DeGeneres, që i mundësoi të përhapë këtë mesazh./Gazeta Sinjali/