image Performanca elektrizuese e Dua Lipës dhe Calvin Harris

Bota e Yjeve

Performanca elektrizuese e Dua Lipës dhe Calvin Harris

news image

Mbrëmë ishte edhe nata e fundit e festivalit “Sunny Hill”, i cili këtë vit u mbajt që nga 2 deri më 4 gusht, në Gërmi.

Në natën e fundit të këtij festivali perfomrmuan DJ të njohur vendor dhe ndërkombëtarë si dhe qershia mbi tortë ishte performanca e DJ të njohur me famë botërore, Calvin Harris.

Performancës së Harris ju bashkangjit edhe artistja shumë e dashur shqiptare, Dua Lipa, transmeton Sinjali.

Ata performuan këngën “One Kiss”, performancë kjo që erdhi befasi për publikun shqiptar, pasi që nuk dihej deri në momentin e fundit se a do të perfomonte Dua apo jo.

Sekuenca nga performanca e Duas dhe Calvinit janë publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se i gjithë publiku këndoi së bashku me ta.

Kënga “One Kiss” është publikuar më 2 maj të 2018-së dhe deri më tani numëron mbi 569 milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/