image Përfaqësuesja e Kosovës përballet me klubin nga Kosova në miqësore

Futboll

Përfaqësuesja e Kosovës përballet me klubin nga Kosova në miqësore

news image

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka aranzhuar miqësore me skuadrën e Superligës së Kosovës në futboll, transmeton Sinjali Sport.

Djelmoshat dardanë të cilët drejtohen nga trajneri gjerman, Michales Nees, do të përballen me skuadrën e Gjilanit.

Kjo ndeshje testuese do t’i shërbejë Përfaqësueses U21 për t’u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të Evropianit 2023, ku bën pjesë në Grupin G së bashku me Anglinë, Republikën e Çekisë, Slloveninë, Shqipërinë dhe Andorrën.

Ndeshja miqësore mes Gjilanit dhe Kosovës U21 pritet që të zhvillohet me 2 qershor me fillim nga ora 17:30, në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Kujtojmë se ndeshjen e parë kualifikuese, Kosova U21, do ta luajë më 8 qershor si vendase kundër Andorrës. /Gazeta Sinjali Sporti/