image Përfaqësuesit e EULEX-it takojnë drejtorin e ri të policisë, diskutohet për sigurinë në Veri të Kosovës

Siguri

Përfaqësuesit e EULEX-it takojnë drejtorin e ri të policisë, diskutohet për sigurinë në Veri të Kosovës

news image

Zëvendës shefi i EULEX-it, Cezary Luba dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it, Jozsef Szpisjak, kanë takuar drejtorin e ri të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Në njoftimin e EULEX-it bëhet e ditur se biseduan për bashkëpunimin e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-ut, si dhe për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

“Pasi e uruan atë për emërimin e tij, të tre bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, si dhe për situatën e sigurisë në veri të Kosovës”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

/GazetaSinjali/