image Përfaqësuesi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit: Dënojmë sulmet mbi Policinë e Kosovës

Drejtësi

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit: Dënojmë sulmet mbi Policinë e Kosovës

news image

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KS të OKB-së ka thënë se UNMIK-u nuk luan asnjë rol në vendimmarrje në Kosovës pasi ajo tani ka institucionet e veta ndërsa për sigurinë kujdeset Policia e Kosovës.

“Le të fillojë duke vlerësuar Kosovën për arritjet e saj përkundër pandemisë. Zgjedhjet lokale të fundit tregojnë rritjen  demokracisë për qytetarët e saj. Politikat e saj kanë ndihmuar në avancimin e demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Është e mahnitshme se si përfshihen gratë në vendimmarrje. Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët refugjatë dhe ukrainasit të prekur nga lufta. Ne falënderojmë të gjitha ata që kanë ndihmuar në avancimin e Kosovës. Kompetencat e UNMIK-ut janë transferuar tek autoritetet  vendore. Ishte gjëja e duhur për të ndodhur. Ne kemi ardhur në një moment që kërkon realitet”, tha ai.

Tutje ai tha se UNMIK-u nuk ka asnjë kompetencë në Kosovë.

 “Çfarë është brenda UNMIK-ut që e bën prezencën e tyre në Kosovë të domosdoshme? UNMIK nuk ka asnjë kompetencë mbi institucionet. Dialogu me Serbisë ndërmjetësohet nga BE-ja. Policia e Kosovës me merret me sigurinë ndërsa qeveria ka kompetenca të plota. Siguria e Kosovës nuk është më temë. Buxheti i saj i 42 milionë dollarëve dhe 347 anëtarë të stafit tregojnë shpenzimet enorme. Ne presim që UNMIK-u të hetojë mbi sjelljen e anëtarëve të saj”, shtoi ai.

Tutje ai tha se imazhi i Ballkanit si rajon me tensione dhe pa stabilitet i përket të kaluarës ndërsa ka bërë thirrje të ketë kujdes që “dora e Rusisë” të mos lejohet të arrijë këtë rajon.

“Imazhi i Ballkanit si rajon pa stabilitet është i së kaluarës. Jetojmë në një realitet tjetër. Ballkani është një rajon shumë më stabil me Kosovën si shtet i pavarur. Që nga 2008 rajoni ka avancuar.  Liderët tanë takohen vazhdimisht në secilën prej kryeqyteteve tona dhe konflikti nuk është aspak temë e diskutimit por kemi diskutime për ekonomi, lëvizje të lirë. Nuk kemi nevojë të flasim për armë”, tha ai.

Tutje ai dënoi sulmet mbi policët në veri të Kosovës duke kërkuar edhe nga Serbia që të i dënojë ato.

“Dora e Rusisë nuk duhet te lejohet ne Ballkan. duke folur për këtë temë. Ne dënojmë sulmet mbi policët në veri. Këto sulme vetëm krijojnë kushte që të vazhdojnë aktivitet kriminale dhe duhet të dënohen nga të gjitha edhe Serbia. Këto sulme krijojnë vetëm kushte për zhvillimin të kriminalitetit”, përfundoi ai.

/GazetaSinjali/