Kompania “Ejcenter shpk” si përfaqësues ekskluziv i brendit “Neauvia Organic”, në Kosovë, ka fituar çmimin për organizimin e trajnimeve më të mira për filler dermal përgjatë vitit 2019.
Kjo kompani e bënë edhe shtetin e Kosovës të parin në rajon që shpërblehet me një çmim të tillë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku janë shprehur se është privilegj të vlerësohet profesionalizmi i tyre.
“Është privilegj i jashtëzakonshëm për ne që një kompani nga një shtet i ri dhe i vogël siç është Kosova të vlerësohet për profesionalizëm të lartë në trajnime. Kosova është e para dhe e vetmja nga të gjitha shtetet në rajon që ka marrë një çmim të tillë”, thuhet fillimisht në postimin e bërë të kompanisë.
Më tutje, ata kanë falënderuar mjekët që kanë qenë pjesëmarrës të trajnimeve të tyre, duke shtuar se do të vazhdojnë të ofrojnë trajnime profesionale.
Kujtojmë se ceremonia madhështore e ndarjes së këtyre çmimeve është mbajtur në Kullën e Ajfelit në Paris./Gazeta Sinjali/