Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, nesër pritet të vijë në Kosovë.
Borrell përmes një njoftimi në Twitter ka njoftuar për vizitën që do të realizoj në Kosovë dhe Serbi.
Agjenda e Përfaqësuesit të lartë të BE-së, Borrell, nesër do të jetë në takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, në orën 12:00.
Pas vizitës në Kosovë, Borrell, pritet të shkojë edhe në Serbi për vizitë.
“Po angazhohem fuqishëm që dialogu i ndërmjetësuar nga BE të rinisë dhe për këtë do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë si të parat vende në rajon gjatë kësaj jave”, ka shkruar Borrell.
Ndryshe, me zgjedhjen e Josep Borrell si ministër i Jashtëm i BE-së, procesi i negociatave dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të merrte për herë të parë një ndërmjetës të ardhur nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës./ Gazeta Sinjali/