Udhëheqës të institucioneve lokale dhe politike nga Bujanoci e Presheva kanë reaguar për ndarjen e mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës, për Luginën e Preshevës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, njëherit kryetar i PD, së bashku me zv. kryetarin e Komunës Shqiprim Musliu, kryetar i LPD-së dhe kryetarin e PDSh-së Ragmi Mustafën, kanë reaguar lidhur me ndarjen e mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës, për Luginën e Preshevës.
Ata në këtë reagim kanë shprehur pakënaqësitë e tyre rreth ndarjes së këtyre mjeteve duke i dhënë pesë arsye.
Më tutje ata kanë kërkuar që komisioni të rishqyrtojë projektet dhe për ndarjen financiare të vendosët në bazë të meritokracisë.
Në reagim thuhet se dënojnë ashpër keqpërdorimin e takasapaguesve të Kosovës.
Në regaimin e tyre vlerësojnë se shpërndarja e tillë pa meritë dhe pa plotësim të kritereve e sidomos mediave dhe OJQ-ve fantome që prapa tyre qëndrojnë njerëz të një subjekti politik është e papranueshme dhe këtë reagim e kemi drejtuar drejt Kryeministrit të Republikës Albin Kurti.
“Vazhdimisht kemi kërkuar mbështetje nga Kosova për Luginën, por një mbështetje e tillë është e papranueshme.”, thuhet në reagim.
Në njoftim thuhet se si shqiptarë në këtë vend kanë nevojë për një jetë më të mirë, për shkolla më të mira, për avancim të të drejtave politike e kombëtare, për forcimin e institucioneve kulturore, për forcimin e pozitës së mediave, e për realizimin e të drejtave për gjuhën dhe simbolet.
Më poshtë është reagimi që përfaqësuesit institucional e politik nga Lugina i kanë drejtuar sot Kryeministrit Kurti.