image Mustafa takon Thaçin e të tjerët në Hagë

Rajon

Mustafa takon Thaçin e të tjerët në Hagë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa, ka vizituar sot në burgun e Hagës, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, pas mbarimit të vizitës Mustafa ka shkruar në profilin e tij se sot, në Hagë, kishte një ndër vizitat më emocionale të jetës së tij.

“Takova Hashim Thaçin. Aty takova të gjithë ushtarët e lirisë, të gjithë ishin mirë. Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë”, tha Mustafa.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, theksoi se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe historia e saj nuk mund të rishkruhet nga askush.

/GazetaSinjali/