Përdoruesit e telefonëve Samsung gjetën ditën e sotme në telefonin e tyre një “notification” misterioz. Njoftimi duket se vinte nga aplikacioni Find My Mobile dhe shkruante thjesht “1”.
Në Twitter, përdorues nga e gjithë bota u ankuan për këtë gjë pasi, sipas tyre, i harxhoi baterinë e celularit. Ndërsa Samsung konfirmoi se bëhet fjalë për një “notification” të dërguar pa dashje.
“Së fundmi, një “notification” për “Find My Mobile 1” është dërguar në një numër të kufizuar pajisjesh Galaxy. Njoftimi u dërgua pa dashje gjatë një testimi të brendshëm dhe nuk ka asnjë ndikim në celularin tuaj. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin që mund t’i ketë shkaktuar klientëve tanë”, shkruan Samsung në rrjetet sociale.