Seriali korean “My Secret Terrius” që për herë të parë në plaftormën “Netflix”, është shfaqur në vitin 2018, po përflitet nga përdoruesit e kësaj platforme. Kjo pasi që në këtë serial parashikohet pandemia e koronavirusit, e cila aktualisht po ndodhë në botë.
Gjatë episodeve të këtij seriali që i takon zhanrit dramë, paraqitet një pandemi që përfshinë të gjithë globin dhe ku njerëzit infektohen nga një virus që shkakton probleme me frymëmarrjen, simpomat e të cilit shfaqën pas 14 ditëve.
Gjithashtu në serial shpjegohet se ndyrshe nga Sars, ky virus do ta ketë vdekshmërinë në 90%.
Seriali “My Secret Terrius”, është publikuar në shtator të viit 2018 dhe ka gjithsej 13 epsiode./Gazeta Sinjali/
Burimi : The Sun