Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës përmes një komunikate për media sqaroë se nuk është ftuar dhe as nuk është mbajtur ndonjë mbledhje e jashtëzakonshme duke i quajtur mashtrues personat të cilët dje ftuan mediat në një aktivitet në emër të asociacionit.
Pasditen e djeshme me 31 vota për dhe asnjë kundër, Kuvendi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës shkarkoi nga pozita Valdet Osmanin, i zgjedhur me vendim të Gjykatës Themelore.
Mirëpo, në një njoftim të orëve të para të ditës së sotme, Asociacioni i Arkitektëve mohon të ketë thirrur ndonjë kuvend dhe se është shkarkuar Osmani.
“Ju njoftojmë se Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës nuk ka mbajtur kuvend e as që e ka shkarkuar Valdet Osmanin, e personat në lajmërimin tuaj as që janë anëtarë të asociacionit”, thuhet në reeagum.
Ata thonë se tashmë kanë ngritur edhe kallëxim penal ndaj personave që dje u shfaqën para mediave.
“Ju informojmë, se ne kemi bë kallëzim penal ndaj mashtruesve dhe falsifikatorëve si Ilir Blakaj, Astrit Nixha, Ilir Murseli, Xhafer Plakiqi, Ideal Vejsa, Blerta Vula dhe disa të tjerë pasi ata janë të përfshirë në vepra të dyshuara penale për krim të organizuar”, vijon njoftimi./ Sinjali/