image Shkarkohet kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës

Kosovë

Vendim/ Shkarkohet kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës

news image

Kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Valdet Osmani është shkarkuar me 31 vota për dhe asnjë kundër.

Anëtari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Ilir Blakaj ka thënë se Osmani duhet të shkarkohet pasi sipas tij, ai nuk po i jep llogari kuvendit të tij.

“Meqë gjykata e ka marrë vendimin ne nuk kemi se çfarë të votojmë. Ne mund ta qesim këtë situatë në vendim, se a do të pranojmë që ky person të vazhdojë dhe të na dërgoj emailin dhe të na udhëheqë 180 persona. Pra, a do ta pranojmë Valdet Osmanin, i cili na është caktuar me vendim të gjykatës. Ai që 1 muaj e gjysmë është në post dhe kuvendit të tij nuk i jep llogari. Unë dëshiroj që ta qes në votim, a po e shkarkojmë Valdet Osmanin”, ka thënë Blakaj.

Xhafer Plakiqi, Bujar Demjaha, janë dy emrat që kanë plotësuar kryesisë së re së Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës. Pjesë e kryesisë do të jenë edhe Kreshnik Ferizi, Ideal Fejza dhe Ilir Blakaj.