image Përballje e zjarrtë ndërmjet Italisë dhe Zvicrës/ Zbulohen formacionet startuese

Futboll

Përballje e zjarrtë ndërmjet Italisë dhe Zvicrës/ Zbulohen formacionet startuese

news image

Fqinjët përballen mes veti në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror  ‘Katar 2022’, raporton Sinjali Sport.

Kampioni i Evropës, Italia, është nikoqire e Zvicrës në arenën “Stadio Olimpico”, që nis nga ora 20:45.

Azzurri e mposhti Zvicrën në fazën e grupeve në Evropian dhe kërkon që sot ta vazhdojë ecurinë e fitoreve ndaj helvetëve.

Italia me 14 pikë është e para për shkak të golaverazhit pasi edhe Zvicra ka 14 pikë, por e renditur si e dyta në grup.

Ky takim pritet të jetë i zjarrtë, pasi fituesi e siguron biletën për Kampionatin Botëror.

Formacionet startuese janë publikuar për këtë takim, mungesë e madhe për mysafirët është kapiteni Xhaka, i cili do të zëvendësohet nga Shaqiri në aspektin e liderit në përfaqësuese.

Italy: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi, Emerson; Barella, Jorginho, Locatelli; Belotti, Insigne, Chiesa

Switzerland: Sommer; Widmer, Schär, Akanji, Ricardo Rodríguez; Freuler, Zakaria; Steffen, Okafor, Shaqiri, Vargas /Gazeta Sinjali Sporti/