image Përballja me Liverpoolin do ta përcaktojë të ardhmen e Solskjaerit

Futboll

Sport/ Përballja me Liverpoolin do ta përcaktojë të ardhmen e Solskjaerit

news image

Trajneri norvegjez Ole Gunnar Solskjaer, tanimë është në dijeni se është shumë afër shkarkimit nga skuadra e Manchester Unitedit.

Man United ka arritur të grumbullojë vetëm nëntë pikë nga tetë ndeshje të zhvilluara dhe janë vetëm dy pikë larg zonës që dërgon nga rënia prej lige.

Solskjaer ka bërë që United ta ketë startin më të dobët në histori të klubit dhe kjo do t’i kushtojë atij me shkarkim.

Skuadra më 20 tetor do të takohet me Liverpoolin në Old Trafford, në kuadër të javës së nëntë dhe aty do të përcaktohet gjithçka.

Nëse norvegjezi e humbë ndeshjen, atëherë do të shkarkohet menjëherë, pasi bordi e kanë humbur durimin me të./Gazeta Sinjali/