Një i ri e ka vrarë ish të dashurën e tij për t’ia dëshmuar dashurinë partneres së tij të re, kanë deklaruar prokurorët në Rusi.
I dyshuari Aleksey Petrov, 20 vjeç, dyshohet se e ka joshur ish-të dashurën Anastasia Pospelova në pyll para se ta vriste.
Raportet thonë se Petrov dhe e dashura e tij e re Yekaterina Karpova, 20 vjeç, e ftuan Anastasian për të festuar së bashku në 14 qershor.
Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Suzun në rajonin jugor të Novosibirsk. Pasi ajo u takua me ta, çifti e çoi në pyll, ku ndezën një zjarr dhe filluan të pinë alkool.
Petrov nxori një thikë nga xhepi dhe e goditi me thikë Anastasian disa herë, raporton një media lokale.
Viktima e tmerruar filloi të luftonte me Petrovin dhe u largua e gjakosur nga plagët e saj. Ajo thirri një shoqe për ta ndihmuar, pastaj u përpoq të fshihej në pyll, por u gjet dhe u sulmua përsëri. Këtë herë Petrov e goditi atë në gjoks me thikë para se të shtrihej mbi të dhe ta mbyste.
Më pas ai dhe Karpova fshehën kufomën në shkurre dhe u kthyen në fshat, ku njoftuan se Anastasia ishte zhdukur.
Menjëherë pas kësaj, policia gjeti trupin e viktimës. Gjatë një marrje në pyetje të policisë, Petrov dhe Karpova rrëfyen krimin.
Hetuesit thonë se Karpova, e cila ka një djalë dy vjeç, ishte xheloz për Petrov dhe Anastasia dhe djali për t’i vërtetuar asaj dashurinë, vendosi ta vriste Anastasian.
Të dy të rinjtë mund të bëjën 15 vite burg nëse shpallen fajtorë.
Disa momente para se të vdiste, Anastasia mori në telefon një shoqe dhe po bërtiste: ”Më ndihmoni! Unë jam në pyll, ata janë pas meje! Qafa ime është e prerë! Ata do të më vrasin!”.
Por shoqja e saj mendoi se ishte e dehur dhe ishte thjesht një shaka, kanë raportuar mediat ruse. /Gazeta Sinjali