image Për të gjithë shqiptarët në Gjermani, këto janë rajonet ku ka nevojë për punëtorë të huaj

Evropë

Për të gjithë shqiptarët në Gjermani, këto janë rajonet ku ka nevojë për punëtorë të huaj

news image

Mungesa e punëtorëve në Gjermani po godet rëndë sektorin e inxhinierisë dhe ka dallime të mëdha në mungesën e punëtorëve midis rajoneve që ka bërë që Shoqata e Inxhinierëve Gjermanë (VDI) të drejtojë thirrje që Gjermania të jetë më mikpritëse ndaj inxhinierëve të huaj për të mbushur boshllëqet, shkruan thelocal.de.

Në Gjermani ka rreth 630,000 vende të lira pune në industri të ndryshme. Sektori i inxhinierisë është veçanërisht i prekur dhe ka pasur një rritje prej 21.6% të vendeve të lira të punës në tremujorin e katërt të 2022-ës krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave të fundit të Shoqatës së Inxhinierëve Gjermanë (VDI), aktualisht ka 170.300 vende të lira pune për inxhinierë.

Ku ka më shumë mungesa?

Në Mynih, për shembull, shtetasit e huaj përbëjnë pothuajse 13% të numrit të përgjithshëm të inxhinierëve. Në lagjen Stranberg të qytetit, më shumë se një në katër inxhinierë janë të huaj.

Punësimi i të huajve në profesionet inxhinierike është më i lartë në Berlin, ku ata përbëjnë 18.6% të inxhinierëve, i ndjekur nga Hamburgu me 13.3% dhe Bavaria me 12.7 %. Schleswig-Holstein ka përqindjen më të ulët të të huajve nga shtetet e Gjermanisë perëndimore me një përqindje prej 4.9 për qind, shkruan thelocal.de.

Në shtetet lindore si Mecklenburg-Pomerania Perëndimore dhe Saksoni-Anhalt, inxhinierët e huaj janë të paktë, pavarësisht se janë shumë të nevojshëm.

Ekzistojnë gjithashtu dallime midis shteteve për sa i përket llojeve të inxhinierëve të nevojshëm. Për shembull, në tremujorin e fundit të 2022, numri i përgjithshëm i vendeve të lira të punës në teknologjinë e informacionit në Hesse u rrit me 49,7%, në Baden-Württemberg me 45,2 për qind dhe në Berlin/Brandenburg me 40,1%, ndërsa numri në Rhineland. -Pfalz/Saarland u ul me 23.5 për qind.

Kërkesa për punë të inxhinierisë civile, megjithatë, u ul ndjeshëm në Berlin/Brandenburg (-3.8 përqind), Saksoni (-7.7 për qind) dhe Saksoni-Anhalt/Turingia (-7.8 për qind), përcjell albinfo.ch.

Sipas VDI-së, dallimet e mëdha në përqindjen e inxhinierëve të huaj kryesisht varen nga universitetet dhe kompanitë që ka në rajon.

Nëse ka universitete teknike me shumë studentë të huaj, kjo rrit përqindjen e inxhinierëve me pasaporta të huaja në rajon.