UEFA ka vendosur që për shkaqe sigurie, ndeshja kualifikuese e Euro 2021 në konkurrencën e femrave ndërmjet Kosovës dhe Rusisë të zhvillohet në terren neutral.
Në fillim, UEFA kishte vendosur që ky takim të zhvillohej në Prishtinë më 4 tetor të vitit 2019, e që ishte shtyrë në atë kohë, të luhet në qytetin Wiesbaden në Gjermani, në stadiumin “Brita Arena”.
Ndeshja do të luhet më 6 mars të këtij viti. Shtëpia e futbollit evropian kishte konsideruar se loja nuk mund të luhej në Kosovë për shkaqe sigurie, prandaj vendosi që ajo të luhet në një shtet neutral.
Kosova dhe Rusia janë në Grupin A, në turneun kualifikues të Kampionatit Evropian./Gazeta Sinjali/