Peshkopi Teodosije, sipas Manastirit të Deçanit, ka marrë vendim që për shkak të “shqetësimeve të sigurisë”, ceremonia përkujtimore e Vidovdanit nuk do të mbahet në Gazimestan.
Në vend të kësaj, thuhet se do të zhvillohet në Manastirin e Graçanicës.
Përmes një komunikatë në Twitter, manastiri njofton se Peshkopi takoi sot komandantin e KFOR-it, general Rusticcua, dhe se aty “i shprehu shqetësimet e tij të thella për situatën e sigurisë në Kosovë”.
Po ashtu, gjenerali thuhet se është informuar edhe për “planet për festimet e ardhshme të Vidovdanit”.
Vlen të theksohet se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq paralajmëroi se me 28 qershor, pikërisht në këtë fest, “gjithçka do të shihet më qartë” dhe se “serbët e Kosovës do të nisin hapa drejt lirisë së tyre”.