image Ndalohet për 48 orë malazezi që u arrestua dje në Gazimestan të Prishtinës

Siguri

Ndalohet për 48 orë malazezi që u arrestua dje në Gazimestan të Prishtinës

news image

Me rastin e manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan të Prishtinës, dje, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të nacionalitetit malazez, i dyshuar për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, i arrestuari kishte bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes.

Policia njofton se malazezi pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

Derisa Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po bënte arrestimin e të dyshuarit, një zyrtar policor kishte penguar një gjë të tillë.

Për këtë arsye, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet për këtë rast dhe ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor në fjalë./Gazeta Sinjali/