Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë ka njoftuar se një pjesë e kësaj komune do të mbes pa ujë gjatë ditës së martë.
Sipas njoftimit të kësaj kompanie qytetarët do të mbesin pa ujë për shkak të punimeve të parapara nga operatori kontraktues.
“Për shkak të punimeve të parapara nga operatori kontraktues, në rehabilitimin e Gypit Distributiv në qytet. Nesër (E Martë, më 01.11.2022) nga ora 08:00 deri në 17:00) do të ndërpritet furnizimi me ujë për konsumatorët e B.T. ‘Jarina’, B.T. ‘Asllan Çeshma’, B.T. ‘Maja e Zezë’, B.T. ‘Xhemajl Kada’, rrugët ’12 Qershori 1999′, ‘Shpëtim Bojku’, Ilaz Pashë Dibra’, dhe ‘Naum Veçilharxhi’”, thuhet në njoftim.