Lagjja “Bregu i Diellit” dhe lagjja “Matiqan” në Prishtinë pritet të mbesin edhe pa ujë të pijshëm, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Për këto reduktime, ujësjellësi fajëson palët e treta.
“Kur ndërprerja e energjisë elektrike është e tejzgjatur , atëherë kapaciteti i gjeneratorëve që kemi ne nuk i përballon mbajtjes së funksionimit të mirëfilltë të pompave, konkretisht në rezervuarin e Mirditës.
Deri më tash e kemi mbajtur mjaft mirë, por tash e tutje nëse ka mungesë të energjisë elektrike edhe më tej, ju njoftojmë se do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në lagjen ‘Bregu i Diellit’ dhe ‘Matiqan'”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit./Gazeta Sinjali/