Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Gjykata Themelore në Gjakovë njofton se ka reduktuar numrin e stafit administrativ, shkruan Gazeta Sinjali.
“Duke ju përmbajtur rekomandimeve të Institutit të Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) dhe Planit Emergjent për Menaxhim Krizash të miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është marr vendim që në Gjykatë të reduktohet stafi administrativ në 50%”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.
Andaj, aplikimi për lëshimin e certifikatës së gjendjes penale në gjykatën e shkallës së parë në Gjakovë do të bëhet në mënyre elektronike në KËTË link. Paraqitja në objektin e gjykatës lejohet vetëm për tërheqjen e kësaj certifikate.
Në mënyrë online kjo gjykatë bën të ditur se do të zhvillohet edhe komunikimi me të gjitha palët në procedurë, avokatët, përfaqësuesit e autorizuar, të cilët apelohen t’i dërgojnë të gjitha kërkesat, ankesat dhe parashtresat, përmes adresës elektronike [email protected].
Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, kjo po bëhet për të shmangur sa më shumë kontaktet dhe për t’u ikur tubimeve të panevojshme./Gazeta Sinjali/